Kryetari i Deçanit përfshihet në një incident

0
429

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, është përfshirë në një incident fizik të mërkurën në mbrëmje.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona, raporton KTV.

Shkodran Nikçi nga Prokuroria Themelore e Pejës ka konfirmuar për KTV-në incidentin teksa ka thënë se dy persona janë ndaluar për shkaktim të lëndimeve trupore.

Sipas Nikçit, Ramosaj nuk ishte i përfshirë direkt në incident. Ai ka thënë se Ramosaj është provokuar.