Kryetari i Kamenicës niset për Karaçevë, thotë se forcat serbe po i terrorizojnë qytetarët

0
559

Banorët e fshatit Karaçevë të Komunës së Kamenicës po ankohen se policët serbë kanë hyrë sot në brendësi të fshatit të tyre. Me të marr këtë lajm menjëherë është nisur për atje kryetari i Kamenicës.

Në rrjete sociale është publikuar një video ku shihen xhandarmëria serbe teksa e kanë ndaluar një qytetar, shkruan lajmi.net.

Pas hyrjes së tyre në territorin e Kosovës, ka reaguar kryetari i Kamenices, Qëndron Kastrati. Ai thotë se është e papranueshme hyrja e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës, të shpallur gabimisht me marrëveshje të Kumanovës si zonë neutrale.

Përgjigjes për këtë ai i ka bërë forcat e KFOR-it.

“Terrorizimi i banorëve të Karaqevës nga forcat serbe është i papranueshëm dhe për këtë duhet të bartin përgjegjësi edhe forcat e KFOR-it. Ajo zonë është përcaktuar si zonë neutrale (edhe pse gabimisht) dhe e vetmja forcë që ka të drejtë hyrje në atë zonë është KFOR-i. Hyrja e xhandarmërise serbe në atë zonë dhe kontrollat që i bëjnë njerëzve është kërcënim direkt për qytetarët e Karaqevës në veçanti dhe për gjithë shtetin e Kosovës në përgjithësi”, ka than Kastrati.

Tutje, ai ka thënë se i është dashur të largohem në gjysmë të takimit dhe diskutimit me kryetarët e komunave të regjionit tonë për hapat që duhet të ndërmerren si regjion për trajtimin e COVID-19.

‘Në këto momente jam duke shkuar pranë atyre qytetarëve që po përballen me këtë situatë kërcënuese. Kjo është e papranueshme”, ka thënë tutje kryetari i Kamenicës.

Kastrati e ka publikuar edhe një fotografi të forcave serbe brenda  Karaçevës.