Kryetari i Odës Ekonomike paralajmëron se muaji shtator do të jetë i vështirë: Të shfrytëzohet Trusti

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se muaji shtator do të jetë më i vështirë sa i përket ekonomisë, teksa ka thënë se mjetet e Trustit duhet të shfrytëzohen.

Kështu bëri të ditur sot ai në një konferencë për media, ku mes tjerash tha se muaji shtator është i vështirë se të tjerët, jo vetëm në pandemi.

“Muaji shtator jo vetëm në pandemi e këto kohëra, por gjithmonë është më i vështirë.”, ka thënë ai, përcjell Gazeta Metro.

Tutje, Rukiqi ka shtuar se është më mirë që të shfrytëzohen paratë e Trustit, dhe qytetarët të tërheqin sado që kanë mundësi nga ky fond.

“Mjetet e Trustit është mirë që t’i shfrytëzojnë ata qytetarë që kanë mundësi. Të gjithë qytetarët janë të gatshem ta heqin dhe ta shpenzojnë, 50, 100, 1000 sa të jetë nevoja.”, ka thënë ai.

Ndryshe, qytetarët është thënë se do të kenë mundësi gjatë muajit shtator të tërheqin një sasi të mundshme nga Trusti, gjë për të cilën pritet të votohet në Kuvendin e Kosovës.