Kryetari i Prishtinës zhvillon bisedë telefonike me kryeministrin Kurti

0
241

Kryetari i Prishtnës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se ka folur në telefon me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për bashkërendim në masat e ndërmarra për situaten e krijuar nga virusi Covid-19.

Këtë e bëri të ditur, Ahmeti, i cili thotë se kanë folur për veprimet që janë marrë e do të ndërmerren në lidhje me luftimin e virusit.

“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin. E informuam njëri-tjetrin për masat e ndërmarra dhe për atë se çka mendojmë se duhet bërë. Koordinimi i institucioneve është kyç në këtë betejë të përbashkët. Por edhe koordinimi i qytetarëve për #rriNshpi edhe më shumë”, ka shkruar kryetari i Prishtinës.

Deri tani në Kosovë janë shënuar 35 raste me koronavirus.