Kryetari Latifi viziton të lënduarit nga shpërthimi i bombolës së gazit

0
376
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi viziton të lënduarit nga shpërthimi i bombolës së gazit.
Latifi këtë e bëri të ditur përmes rrjeteve sociale.
“Vizitova në Spitalin e Gjakovës të lënduarit nga shpërthimi në Ratkoc. Pashë nga afër gjendjen e bashkëqytetarëve dhe njëkohësisht u sigurova nga Drejtori i Spitalit, Ahmet Asllani se të gjithë të lënduarit janë trajtuar dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetë”.

Siç ju kemi informuar, një bombolë gazi ka shpërthyer pasditën e sotme në fshatin Ratkoc të Rahovecit, ku për pasojë kishte 12 të lënduar, të cilët janë dërguar në qendrën më të afërt spitalore. /Fokusi.info/