Kryetari Muharremaj: “Për Heroin Fadil Vata, do të ndërtohet Shtëpia Muze”

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, përmes llogarisë së tij në fcb, ka bërë të ditur se së shpejti do të ndërtohet Shtëpia Muze e Fadil Vatës në Sallagrazhdë:

“Do të filloj së shpejti ndërtimi i Shtëpisë Muze për Heroin Fadil Vata në Sallagrazhdë.

Megjithëse tani procesi është në fazën projektuese, ne do të angazhohemi që të realizohet sa më shpejt duke u vënë gurthemeli i saj këtë vit.

Ne e kemi obligim ta respektojmë të kaluarën e lavdishme të heronjëve tanë.”