Kryetari Shaip Kamberi tejet krenar me diasporën shqiptare në Zvicërr dhe Gjermani: “Shumë vullnet për punë, shumë dashuri për vendlindjen e tyre”

0
622
Vizitës që po i bënë diaspores shqiptare në Zvicërr dhe Gjermani, kryetari Shaip Kamberi, është shfaqur i entuziazmuar me vullnetin për punë dhe dashurinë e tyre për vendlindjen.
Kamberi, gjatë ditës së sotme i shoqëruar nga kryetar i KKSH-së, Ragmi Mustafa, kanë vizituar biznismenin e suksesshëm, njëherit humanistin e shquar, Lulzim Maliqi nga fshati Konçul i Komunës së Bujanocit, i cili tashmë për disa vite jeton dhe vepron në Mynhen të Gjermanisë.
Kryetari Shaip Kamberi, nëpërmjet një postimi në facebook, ka shkruar për diasporën shqiptare, se kanë: “Shumë vullnet për punë dhe shumë dashuri për vendlindjen”.
Ja postimi i plot i kryetarit Kamberi:
“Gjithandej bashkëatdhetarë të sukësesshëm dhe plot përkushtim për të ndihmuar kudo që ka nevojë.
Shumë vullnet pune, shumë dashuri për vendlindjen.
Të etur për të ndarë historitë dhe përjetimet e tyre nga diaspora, me ne që po i vizitojmë sot.
Sa krenarë me ta. Sa kokëlartë si popull.
Luli, ky shembull në mesin e shumë shembujve të mirë që me xhelozi duhet t’i ruajmë.”
#proud