Kryetarja e Komunës së Haraçinës aksidentohet në Prishtinë

Kryetarja e Komunës së Haraçinës, Milikije Halimi ka pësuar aksident komunikacioni në Prishtinë. Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar vajza e saj e cila është jashtë rrezikut për jetë si dhe kryetarja e Komunës e cila pësoj lëndime të lehta trupore.

Këtë njoftim e ka bërë Komuna e Haraçinës përmes faqes së saj në Facebook.

“Milikije Halimi pëson aksident në Prishtinë.
Mbrëmë në një udhëtim familjar kryetarja e Komunës së Haraçinës ka pësuar aksident në kryeqytetin e Kosovës Prishtinë.
Nga aksidenti të lënduar kanë mbetur vajza e kryetares së Komunës së Haraçinës e cila gjendet jashtë rrezikut për jetë si dhe kryetarja e Komunës e cila pësoi lëndime të lehta trupore”.

Fotografi nga aksidenti i mbrëmshëm dhe makina gati se e shkatërruar.