Kryeziu kritikon VV-në dhe LDK-në për zvarritjen e formimit të institucioenve të reja

Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka komentuar dështimin e arritjes së një marrëveshje për bashkëqeverisje mes LVV-së dhe LDK-së.

Ai ka shkruar në facebook se rezultatet e 6 tetorit krijuan një situatë të re politike, por spektakli për formimin e koalicionit LVV-LDK ka filluar të merr karakter të  situatave të vjetra politike.

”Po i afrohemi periudhes tremujore nga dita e zgjedhjeve, e takimet mes këtyre dy subjekteve përcillen me zvarritje, përplasje edhe pa marrevshje për të bashkëqeverisur. Kërkesat për zgjedhje të parakoheshme menjëherë pas fillimit të Qeverisë Haradinaj, po nga këto dy subjekte  politike, po duket se në mungesë të kreativitetit politik, kanë qenë deklarata e parulla politike për konsum ditor, me shumë se sa angazhim për harmonizim të vlerave e përgjegjësive për udhëheqje me vendin”, ka shkruar Kryeziu.