Kryeziu rreth ofertës së LDK-së: Glauku dhe VV-ja e kanë radhën ta bëjnë këtë kapërcim

0
212

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka folur për ofertën e LDK-së për VV-në, transmeton Fokusi.info.

Përmes një postimi në Facebook, Kryeziu është shprehur se edhe pse ofertë e vonshme nga LDK-ja, balancimi i pushtetit duket të jetë mjaft korrekt”.

Postimi i plotë:

Glauku dhe VV-ja e kanë radhën ta bëjnë këtë kapërcim, dhe sa me shpejtë t`i hapin rrugë formimit të qeverisë.

Zgjedhja, dorëheqja, rizgjedhja deri në zgjedhjen e presidentit, e më pas edhe një herë dorëheqja e rizgjedhja e kryetarit të Kuvendit, nuk do të ishte humbje për Glaukun e as për pasuesin e tij. Por, do ishte dëmtim i vlerave, parimeve dhe besimit për institucionin e Kuvendit edhe Koalicionin qeverisës.

Përndryshe edhe pse ofertë e vonshme nga LDK-ja, balancimi i pushtetit duket të jetë mjaft korrekt. Mundësitë për renovimin e imazhit të dëmtuar gjatë këtyre negociatave mund të bëhen me përkushtim dhe qeverisje të mirë në ditët në vazhdim.