KS i OKB sot debaton për Kosovën

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të debatojë sot mbi raportin e ri tremujor për punën e misionit të OKB-së për Kosovën (UNMIK).

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në rendin e ditës të të silës do të jetë raporti i sekretarit të përgjitshëm Antonio Gutrerres për punën e UNMIK-ut është caktuar në ora 21 sipas kohës së Evropës së Mesme, është bërë e ditur në portalin e organizatës botërore, bën të ditur agjencia Beta.
Raporti i rregullt i kuartalit mbi punën e UNMIK-ut është vënë në rend dite përkundër kundërshtimit të disa anëtareve të Këshillit të Sigurimit, të cilat mendojnë se mbajtja e mbledhjeve të haloura për temën e Kosovës çdo tre muaj është tepër shpesh.
Kjo praktike në fakt edhe qe ndërprerë në gusht të vitit të kaluar, kur Britania e Madhe si kryesuese, kishte refuzuar ta vërë në rend dite raportin për punën e UNMIK-ut, ndërsa sërish është vënë në rend dite në nëntor, kur këtë trup e ka kryesuar Kina.

Vendet perëndimore anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së angazhohen për ndryshim të formatit dhe dinamikës së mbledhjeve për Kosovë, si dhe për zvogëlim të buxhetit të UNMIK-ut, duke thënë se situata në Kosovë nuk paraqet rrezik të vërtetë për paqen ndërkombëtare e sigurinë.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj,  dje ka bërë të ditur se Kosova i ka ndërprerë të gjitha kontaktet me UNMIK-un.