Ksamil, zjarri afër objekteve të banimit

0
102

Një vatër e re zjarri është aktivizuar në Ksamil, ku janë djegur shkurre,ullishte dhe drufrutore.

Sikurse shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Top Channel, zjarri ka marrë përmasa të konsiderueshme, ndërsa pranë tij ndodhen edhe banesa.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur 15 forca zjarrfikëse dhe 8 forca vullnetare. Situata në Ksamil ka dalë jashtë kontrolli pasi terreni është shumë i vështirë dhe kërkohet ndihmë me forca ushtarake./tch/