Ku shkojnë 40€ të veturave?!

Shkruan: Bekri Murselaj

Tatimi që e paguajnë qytetarët në shumën prej 40€, në regjistrimin e veturave, realisht është tatim rrugor që paguhet nga qytetarët.

Po ku shpenzohet kjo shumë e parave?

Derisa ne qytetarët jemi dëshmitar se në cfarë gjendje janë rrugët në vend, atëherë vetvetiu mund të bëjmë një pyetje të tillë.

Rrugët në vend, sidomos rrugët lokale dhe ato nëpër qytete lënë shumë për të dëshiruar dhe në të njëjtën kohë u krijojnë shumë probleme qytetarëve në mirëmbajtjen e veturave që pastaj ndikojnë në buxhetin familjar.

Ku shkojnë 40€ veturave?

Kjo shumë shpesh herë po përdoret për çështje të tjera, sidomos për mbushjen e buxhetit të shtetit dhe në të njëjtën kohë rrugët janë në gjendje jo të mirë! Pse po e paguajnë këtë shumë qytetarët? Qytetarët po paguajnë këtë shumë si të panevojshme, për faktin që rrugët lokale nuk janë gjendje të mirë dhe gjithë investimi që po bëhet, janë rrugët rajonale dhe autostradat të cilat i shfrytëzojnë shumë më pak qytetarët sesa ato lokale.
Rrugët lokale në vend janë në gjendje jo të mirë, edhe pse ka ndonjë investim edhe ai investim nuk është kualitativ, sepse një rrugë nëse rregullohet brenda një viti, shkatërrohet sikur të ishte rregulluar para sa e sa viteve. Rrugët lokale zakonisht ndërtohen në kohën e zgjedhjeve, sepse atëherë ndërtohen “sa për sy e faqe”.

Ku po shkojnë 40€ të veturave?
Kush po përfiton nga to?
Kush po humb nga to?

Paratë e qytetarëve shpesh herë po humbin pa arsye. Po përfitojnë institucionet. Po humbin qytetarët.