Kuçi: Vëllai i deputetes Fitore Pacolli po mbledh turmat e linçimit kundër Isa Mustafës

0
549

Zëdhënësja e Partisë SocialDemokrate, Natyra Kuçi ka treguar se një prej linçuesve të Vetëvendosjes të cilët i janë turrur kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa është hiç më pak se vëllai i një deputeteje.

“Vëllau i deputetes Fitore Pacolli po mbledh turmat e linçimit. Normalisht, pasi që nuk mund ta bëjnë këtë gjë me sulme direkte, mundohen me ato indirekte, duke mbledhur masat në rrjete sociale në mënyrë që të frikësojnë këdo që guxon të ngris zërin kundër tyre.” – shkruan znj.Kuçi në profilin e saj në Facebook.

Ajo shton se nuk po bëhet fjalë për shfaqje të mos-pajtimit por për “nxitje të urrejtjes”, dhe kërkon që një gjë e tillë të luftohet në çdo nivel të tij.

Statusi i plotë i saj:

Vëllau i deputetes Fitore Pacolli po mbledh turmat e linçimit. Normalisht, pasi që nuk mund ta bëjnë këtë gjë me sulme direkte, mundohen me ato indirekte, duke mbledhur masat në rrjete sociale në mënyrë që të frikësojnë këdo që guxon të ngris zërin kundër tyre.

Nuk po flasim për shfaqjen e mospajtimit, sepse këtë do të mund ta bënin nëpërmjet argumentimit, por vetëm nxitje të urrejtjes kundër tjetrit që nuk pajtohet me ty. Logjika e turmave e tillë është e rrezikshme dhe duhet të luftohet në çdo nivel të tij.