Kujtim Shala – Haki Abazit: Këtu flasim ne deputetët, ju qeveritarët heshtni

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala ka folur në seancën ku pritet të votohet mocioni i mosbesimit i qeverisë.

Shala ka thënë se ideja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk ka të bëjë me puçe.

Ai është shprehur se nuk duhet të hidhet mjegull sepse me rënien e qeverisë nuk bien të gjitha institucionet dhe shteti funksionon.

“Tani kryeministri ka të drejtë për një gjë që Këshillin e Sigurisë Kombëtare e udhëheq presidenti në gjendje të jashtëzakonshme, por nuk ndryshon përbërja. Ka së paku 4 fusha ku mund të shpallet gjendje e jashtëzakonshme dhe dekreti duhet t’i shpjegojë dhe kjo nuk është çështje intrige. Intrigë është shkarkimi i ministrit. Nëse dekreti për gjendjen e jashtëzakonshme s’më bind mua, unë s’e votoj. Të kthehemi te mocioni. Nuk ka lidhje me puçe. Janë kualifikime të papranueshme. Ne po flasim për një çështje prove për këtë qeveri dhe të shohim a e kapërcen ose jo. Këto merr fund mandati i rregullt por jo detyrimet për qeverinë dhe institucionet e tjera.”, tha Shala.

Më tutje, Shala tha se zëvendëskryeminitrat dhe kryeministri nuk mund t’i ndërhyjnë kryetarës së Kuvendit. Ai tha se qeveria ka funksion mandatar dhe këtë duhet ta kuptojë secili.

“Për të tjerët zëvendërkryeministri mund t’i ndërhyjë kryetarës së Kuvendit. Këtu flasim ne, dhe ju heshtni. Qeveria dhe këtë se kupton as kryeministri e as dy zëvendësat e tij. Qeveria ka funksion mandatar. Jemi në një situatë tepër të vështirë. Askush s’po tenton të rrënojë shtetin. Nëse ju thoni se po e mbroni shtetin nga LDK që është autore e shtetit të Kosovës, s’iu beson askush.”, tha Shala.