Kupa e Gjermanisë, mësohet kundërshtari i skuadrës së Rashicës

Është hedhur ditën e diel shorti i ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.

Werder Bremen i Milot Rashicës nuk ishte me shumë fat në short teksa do të sfidojnë gjigandët e Bajernit të Mynihut. Rashica i cili këtë sezon po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka arritur të shënojë disa gola të rëndësishëm.

Ishte pikërisht goli i Rashicës në çerekfinale, ai që i hapi rrugën skuadrës për t’u kualifikuar në raundin e mëtejshëm. Tashmë, Rashica përballë bavarezëve do të ketë mundësinë të forcojë pozitat e liderit te skuadra e Werderit.

Në ndeshjen tjetër, Hamburgu pret Leipzigun. Ndeshjet do të zhvillohen me 23 dhe 24 prill 2019 dhe është një shans i mirë i Rashicës që të marr një trofe në këtë sezon.

BalkanWeb