Kurti e bën Avni Zogianin zëvendës të Abdixhikut në MIA

Bëhet i ditur emri i zëvendësministrit më të ri të qeverisë së re të Kosovës.

Kryeministri i ri i vendit, Albin Kurti, e ka emëruar sot Avni Zogianin zëvendësministër të Infrastrukturës dhe Ambientit.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministria, nëpërmjet një komunikate.

“Duke i uruar suksese Zëvendësministrit Zogiani në detyrën e re, Kryeministri Kurti ka thënë se këto dy sektorë Infrastruktura dhe Ambienti do ta kenë mbështetjen e duhur të Qeverisë”, thuhet në komunikatë.

Zogiani do të jetë zëvendës i Lumir Abdixhikut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili ka marrë postin e ministrit.