Kurti e liroi nga detyra Rakiqin, ky është vendimi

79

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në mëngjes ka liruar nga detyra ministrin e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq.

Kjo ka ndodhur tri javë pasi kreu i Listës Serbe kishte dhënë vetë dorëheqje.

Klan Kosova ka siguruar vendimin e shefit të Qeverisë për lirimin nga detyra të Rakiqit i cili nuk përmban ndonjë arsyetim specifik.

Ndërkohë poashtu sot, kryeministri në këtë pozitë ka emëruar Nenad Rashiqin.

Kurti e uroi Rashiqin për detyrën dhe përgjegjësitë e reja institucionale në Republikën e Kosovës.