Kurti i gatshëm që në zgjedhje të shkojë bashkë me LDK-në

Albin Kurti, lideri i Vetëvendosjes, ka shprehur edhe një herë gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar më LDK-në e Isa Mustafës.

“Jemi në komunikim të përhershëm me Lidhjen Demokratike Kosovës – në ditëve dhe javët në vijim do të bashkërendohemi për të mirën e Kosovës”, tha Kurti sot në një konferencë për media.

“Jemi të interesuar ta krijojmë një subjekt i cili fiton – lista ngadhënjyese të cilat ia kthejnë shpresën Kosovës.

“Ka vullnet nga ana jonë për një bashkërendim drejt zgjedhjeve të reja – por nuk mund t’i parashikoj hapat – kjo ngelet të shihet pa takimeve që do t’i kemi”.

“Siç e dini LDK është duke zhvilluar procesin e saj zgjedhor dhe gjithçka do të jetë shumë më e qartë në fillim të gushtit”.

Lini një Përgjigje