Kurti injoron gardën e vjetër, Sfeçla, Aliu e Selimi mbesin jashtë qeverisë

0
225

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka propozuar sot përmes një video emrat e njerëzve të tij në Qeveri të mundshme me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ajo që bie në sy është fakti se ai ka zgjedhur njerëz që sapo ka përfshirë në parti dhe ka lënë anash njerëz me të cilët është me ta që nga themelimi i Vetëvendosjes.

Haki Abazi – zëvendëskryeministër i dytë, Albulena Haxhiu – ministre e Drejtësisë, Blerim Reka – ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Besnik Bislimi – ministër i Financave dhe Transfereve, Rozeta Hajdari – ministre e Ekonomisë, Tregtisë e Industrisë, Arben Vitia – ministër i Shëndetësisë dhe Sportit janë ministrat e Kurtit.

Ai ka lënë anash Liburn Aliun që është një nga figurat e vjetra të VV-së. Po ashtu ka mbetutr jashtë edhe Xhelkal Sfeçla dhe po ashtu edhe komandanti nga Drenica, Rexhep Selimi.

Të tretë këta, por edhe të tjerë kanë shoqëruar Kurtin në shumë beteja opozitare dhe janë arrestuar bashkë me tw. Madje ishin edhe të dërguarit e tij në Qeverinë e Prishtinës të udhëhequr nga Shpend Ahmeti. A do të jetë ky veprim i Kurti një shkas për ndarje të dytë në VV, mbetët të shihet.