‘Kurti ka me pru Serbinë në Kosovë’: Haxhiu kujton se çfarë i kishte thënë Veseli-Kurtit

0
101

Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, ka reaguar në lidhje me mbajtjen e liturgjisë në Kishën Ortodokse serbe, duke thënë se ajo që po ndodh e kishte paralajmëruar ish kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Haxhiu, përmes një postimi në Facebook tha se ajo që ndodhi sot ishte paralajmërimi që bëri Kadri Veseli për Albin Kurtit në seancën e Kuvendit, kur tha se me ardhjen e tij në pushtet do ja shihnin sherrin Kosova.

‘’ Siç po shihet po ndodh ajo që pati paralajmëruar Kadri Veseli për Albin Kurtin në seancën e Kuvendit: se me ardhjen e Albinit në pushtet ka me ja pa sherrin Kosova e ka me kthy Serbinë më Kosovë.

Dhe sot me pelqimin e Qeverisë Kurti 2 në mes të kampusit universitar “Hasan Prishtina”, u mbajt liturgjia e Kishës Ortodokse Serbe nën udhëheqjen e ipeshkvit Teodosije’’, shkroi Haxhiu.

Ai tutje shtoi se ditë më parë Sava Janjic, nuk lejoi Kurtin të hynte në Manastirin e Deçanit, por Kurti sot lejoi ipeshkvët serbë të mbajnë liturgji në kishën gurthemelin e së cilës e kishte vendosur krimineli serb Arkani

Ky është postimi i plotë:

‘’ Siç po shihet po ndodh ajo që pati paralajmëruar Kadri Veseli për Albin Kurtin në seancën e Kuvendit: se me ardhjen e Albinit në pushtet ka me ja pa sherrin Kosova e ka me kthy Serbinë më Kosovë.

Dhe sot me pelqimin e Qeverisë Kurti 2 në mes të kampusit universitar “Hasan Prishtina”, u mbajt liturgjia e Kishës Ortodokse Serbe nën udhëheqjen e ipeshkvit Teodosije. Ndersa Sava Janjiç ditë më parë nuk e lejoi Albinin me hy në Manastirin e Deqanit, por Albini këtë Teodosijen me ipeshkvë tjerë serbë i lejoi ta mbajnë liturgji në kishën gurthemelin e së cilës e kishe vendosur krimineli serb Arkani, ndërsa lejen ia kishte lëshuar baba i zëdhënësi të LVV-së z.Vraniqi.

Çka e lidh LVV me këtë kishën e Arkani është mirë me e sqaru opinionin?’’