Kurti lëshoi seancën e thirrur vetë, opozita largohet demonstrativisht

0
133

Opozita e ka lëshuar seancën ku po diskutohet për dialogun pasi kryeministri Albin Kurti nuk është prezent në seancën e thirrur vetë prej orës 13:00.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kërkuar që të përmbyllet diskutimi për këtë çështje dhe të kalojnë në pika të tjera.

Por kjo kërkesë e tij nuk është përfillur.

Kështu e gjithë opozita ka dal nga salla e Kuvendit.

Një vendim i tillë fillimisht u mor nga Lidhja Demokratike e Kosovës [LDK].