Kurti: Majlinda Kelmendi është simbol i suksesit në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kampionia Majlinda Kelmendi është simbol i suksesit në Kosovë.

Pas pjesëmarrjes së djeshme në programin “Kosova, Shtet i Xhudos” ku mori pjesë Kelmendi në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

“Qëndrueshmëria ndaj vështirësive, përkushtimi për triumf, dhe modestia e saj ndaj suksesit – janë tri virtyte të Majlindës të cilat e bëjnë atë: kampione në tatami, kampione në jetë dhe kampione përjetë”.

“Përmes programit të xhudos, përveç që po sigurojmë zhvillimin e sportit në vend, njëkohësisht po krijojmë mundësi për të rinjtë tanë që të shprehin talentin e tyre, të jenë aktiv dhe të shëndetshëm si dhe të jenë të suksesshëm”, ka shkruar Kurti sot në Facebook.

Tutje, ai ka uruar që shumë të rinj të ndjekin rrugën e Kelmendit, Nora Gjakovës dhe Distria Krasniqit.

“Kosova është shtet i xhudos!”, përfundoi kryeministri Kurti.