Kurti: Nëse kryeministri ka etikë duhet të jap dorëheqje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka hapur tryezën me subjekte politike, duke deklaruar se duhet të shkohet në zgjedhje dhe ato duhet të jenë demokratike.

Sipas tij, po tentohet se këtu të flitet për çështje politike për të cilat duhet të vendos Kuvendi dhe kjo për VV-në është e papranueshme.

“Kjo është qeveria e pakicës. Kjo gjendje nuk mund të vazhdoj nëse duam të ecë vendi ynë përpara. Nëse ka etikë ky kryeministër duhet të jap dorëheqje dhe të shkojmë në zgjedhje demokratike”, tha ai.

Lini një Përgjigje