Kurti: Nuk bëj kompromis me republikën

66

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur rreth situatës në veri.

Kurti ka folur në një intervistë për Radio BBC, ku tha se nuk mund të bëjë kompromis me republikën demokratike, përcjell Klankosova.tv

Ai theksoi se Kosova mund ta zvogëlojë numrin e policëve në ndërtesat komunale, nëse paraprakisht,bandat e financuara nga Beogradi të shkojnë në Serbi ose në burgje.

“Në tri komunat, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, i kemi tri ndërtesa. Nëse jo kryetarët, atëherë kush duhet të jetë aty? Nëse nuk janë për kryetarët, kujt i shërbejnë ato? Kryetarët janë në zyrat e tyre, dhe kështu duhet të jetë. Ndërtesa janë asete të Republikës së Kosovës. Dikur kanë qenë struktura paralele të Serbisë, por ato janë struktura ilegale, të krijuara me fonde të Beogradit zyrtar, i cili dëshiron ta destabilizojë shtetin tonë, me idenë e Beogradit për të krijuar një botë të madhe serbe. Ne e kundërshtojmë diçka të tillë”, tha Kurti në intervistë për BBC./Fokusi.info/