Kurti pas takimit me Krasniqin: Duhet të diskutojmë me të gjitha partitë për datën e zgjedhjeve të parakohshme

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar për media pas takimit që zhvilloi me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi, në të cilin prezent ishin edhe Mimoza Kusari nga LVV-ja dhe Abelard Tahiri nga PDK-ja.

Kurti pas takimit tha se ka diskutuar për zgjedhjet e reja dhe sipas tij stinët më të përshtatshme për mbajtjen e tyre janë pranvera e vjeshta, por për caktimin e tyre tha se pret bashkëpunim me opozitën.

“Që nga marsi i këtij viti nuk mund të themi që zgjedhjet janë çështje të viteve por të muajve…Jam i interesuar që të diskutojë se cilën stinë duhet të mbahet. Le ta bëjmë debatin ne kuadër të fushatës zgjedhore ndërkohë që jemi pajtuar se kur do të mbahen zgjedhjet. Duhet të diskutojmë me të gjitha subjektet politike dhe cila është data për të cilën do të pajtoheshim. Unë i kam ftuar që të gjitha partitë sonte e falënderoj udhëheqjen e PDK-së që i është përgjigjur pozitivisht. Për shpërndarjen e Kuvendit nevojiten 80 vota LVV-së nuk i ka por njëkohësisht që nuk do të preferoja shpërndarjen e kuvendit me 2 parti.. Është e rëndësishëm që të jemi sa më konsensus për datën dhe muajin e zgjedhjeve. Unë nuk mund ta përcaktoj datën e zgjedhjeve verë edhe po ta kisha mundësinë nuk do ishte në rregull që unë ta caktoj. Nuk shpërndahet kuvendi me shum8cë të thjeshtë nevojiten 80 deputetë ne nuk jemi opozita.. më lejoni që të shohim edhe pak diskutimin me dy partitë opozitare”, tha Kurti.

Tutje ai tha se i duhet bashkëpunim me opozitën sepse “konsiderojmë që është çështje e interesit të përgjithshëm”.

Sipas tij, kanë diskutuar edhe sa i përket ecjes së Kosovës në integrimet ndërkombëtare por edhe mundësisë për zgjedhje të reja në të ardhmen e afërt.

“ Darkë Pune. Diskutuam çështje të aktualitetit politik por me fokus të veçantë tek agjenda legjislative. Kemi 13 Marrëveshje Ndërkombëtare të cilat janë në pritje për të votuar. Nuk mjafton shumica e thjeshtë, nevojitet edhe 2/3 e votave të deputetëve. Kemi edhe një marrëveshje kornizë ndërkombëtare-ushtarake. Kemi edhe pesë projektligje, qofshin lexim parë ose dytë dhe na nevojitet mbështjetja e opozitës ose më mirë të themi bashkëpunimi me opozitën. Konsiderojmë se është çështje e interesit të përgjithshëm. Diskutuam për se si të mund të komunikojmë më mirë në vijim. Diskutuam edhe për ecjen e Republikës së Kosovës në Integrimet Ndërkombëtare por edhe mundësitë për zgjedhjet e reja në të ardhmen e afërt”, është shprehur Kurti pas takimit.

Lini një Përgjigje