Kurti: Procesi i regjistrimit të popullsisë u vlerësua me nota të larta nga organizatat UNFPA dhe UNECE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se procesi i regjistrimit të popullsisë për 50 ditë, nga rreth 2600 regjistrues në 38 komuna, është vlerësuar lartë nga ekipet monitoruese të organizatave ndërkombëtare partnere, UNFPA dhe UNECE.

Po ashtu i pari i qeverisë u shpreh se vlerësimet fillestare tregojnë që përqindja e pjesëmarrjes së popullsisë dhe gjithëpërfshirja, është ndër më të lartat edhe në nivel ndërkombëtar.

“Për 50 ditë, rreth 2600 regjistrues në 38 komuna të Republikës sonë, kanë mbledhur të dhëna esenciale për politikat, strategjitë, projektet e vendimet e shtetit për 10 vitet e ardhshme. Nga aspekti profesional e teknik, procesi i Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave është vlerësuar me nota të larta nga ekipet monitoruese të organizatave ndërkombëtare partnere, UNFPA dhe UNECE, ndërkohë që vlerësimet fillestare tregojnë që përqindja e pjesëmarrjes së popullsisë dhe gjithëpërfshirja, është ndër më të lartat edhe në nivel ndërkombëtar”, shkroi kryeministri në Facebook.

“Shteti i Kosovës dhe qytetari i Republikës e kanë kaluar një test të rëndësishëm në organizimin dhe pjesëmarrjen në një ndër ndërmarrjet më të mëdha institucionale, që u përmbyll sot”, u shpreh ndër të tjera Kurti.

Lini një Përgjigje