Kurti: ShBA-të e vlerësojnë lartë progresin e arritur në Kosovë

0
114

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një konferencë për media, ka deklaruar se takimit me sekretarin amerikan Antony Blinken ishte i veçantë.

Kjo, pasi që siç tha Kurti në njërën anë është konfirmim i partneritet, por në anën tjetër është edhe hapje e kapitullit të ri ku reformat në Kosovë dhe sfidat në të cilat ndodhet i gjithë rajoni kërkojnë shtim të bashkëpunimit me SHBA-të, raporton Front Online.

“Dhe këtë ne e synojmë si në aspakëtin e sigurisë e po ashtu edhe në atë të integrimit ndërkombëtar e pa harruar edhe investimet në ekonomi që do të punojmë që të shtohen”, ka thënë ai.

“Në kohën kur Kosova është vendi me pro demokratik, pro -evropian, në Ballkanin Perëndimor kjo vizitë e merr një vlerë të shtuar sepse është njohje e Amerikës se Kosova po e dëshmon veten si një rrëfim suksesi i ndërhyrjen së NATO-s dhe i një zhvillimi ekonomik”, ka shtuar kryeministri Kurti.

Sipas Kurtit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë lartë progresin e arritur në Kosovë

“ShBA-të e vlerësojnë lartë progresin e arritur në Kosovë. Në javët, muajt e vitet që vijnë do të shohim se si të bashkojmë përgjegjësitë institucionale me shoqërinë me komunitetet në Kosovë dhe më të gjitha projektet e proceset që koha e humbur të kalojë me shpejtësi”, është shprehur kryeministri.