Kush e mbanë fajin më të madh për ikjen?

Shkruan Avdi Gjata

Në kohët e fundit po shkruhet e komentohet që të rinjët me të madhe kanë filluar të lëshojnë Kosovën për shkak të papërspektivës, pasigurisë e keqeverisjes që nuk kemi as të drejtë po as arësye me e mbrojtur.

Siç po duket është rritur numri i të rinjëve që po kërkojnë rrugë e forma për shkuarjen në vendet evropiane për një “jetesë” më të mirë? Mirëpo, të gjithë e kemi të çartë se ky fenomen, është rritur veçanërisht nga fillimi i protestave dhe demonstratave të organizuara nga VV-ja e para disa viteve dhe e bashkimit të AAK e Nismas që gati rrënuan çdo gjë që kishin para vetes. Në këtë rast, unë as nuk jam i thirrur e as nuk kam të drejtë të mbëroj qeverinë e djeshme po as të sotmën, pasi edhe ato i kanë gabimet e fajet e tyre.

Megjithate për mua, fajin kryesore për lëshuarjen e Kosovës, e humbjen e besimit nga të rinjët se në Kosovë nuk ka mundësi me jetuar normalisht e mbajnë koalicionet e partive greviste, që tani AAK; NISMA e qeverisin Kosovën e VV edhe më tutje mbetë në opozitë po që u ndanë në dysh për mungesë idesh e projekteve konkrete për veprim.

Tani, përsëri i pari i VV së mbetur z. Albin Kurti ka paralajmruar protesta në rrugë, po tani jo më kundër Hashim Thaçit, po beshkëmendimtarëve të tij z. kryeministër të Kosovës R. Haradinjat. Si ka mundësi të ndodhë diçka e tillë te një kryetar partie e gjëra të tilla të tmerrshme po prap fajin të ia hudhë të tjerëve e shokëve të tij?. E çka është edhe më keq edhe më tutje kërkohet të vazhdohen veprime e forma të tilla për krijimin e mossigurisë edhe ashtu të rëndë në Kosovë. Atëherë, qytetari dhe rinia e Kosovës duhet të ket kujdesë poqese edhe del në protestë. Shëndet.