Kush është Behar Sofia që u vra sot në Tiranë?

Behar Sofia nuk është një emër i panjohur në botën e krimit. Ai u arrestua gjatë një operacioni të policisë turke në vitin 1998, ku u godit një grup shqiptarësh që merreshin me biznes, midis tyre edhe Abdulselam Turgut, i cili ka qenë nën hetim për trafik droge për qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë.

U ra në gjurmët e tyre, duke u ndjekur një futbollist me origjinë shqiptare, i ikur herët, që u kap me 30 kg heroinë. U arrit të kapej një episod nga Policia turke me 190 kg heroinë që ishte porositur në Turqi dhe do vinte në Shqipëri në rrugë tokësore.

Midis personave të kapur ishin Hekuran Hoxha i arrestuar në qershor të 2019-s si i përfshirë në laboratorin e Hasit, në kuadër të operaconit “Volvo 4”, pjesë e të cilëve është edhe grupi i Avdylajve. Roni i Shijakut ka qenë i arrestuar në Shqipëri e Itali për trafik heroine.

Është i përfshirë në fushata elektorale të forcave politike në Shijak. Krimi nuk ka ngjyrë politike, ka marrë pjesë në fushata të ndryshme. Personi tjetër i kapur quhej Behar Sofia, i ekzekutuar ditën e sotme. Ky emër del në ngjarjen e gushtit 2009 ku në Durrës u vranë 4 policë gjatë operacionit për të arrestuar Dritan Dajtin.

Aty ka qenë Behari ose Fatmir Sofia, disa herë bizneseve të tij u është vënë lëndë eksplozive, që i ka pasur afër stadiumit “Dinamo” në Tiranë, tashmë nuk i ka më.