Kush është polici që vodhi 1.800 euro gjatë bastisjes së një kazinoje

Polici, i cili u arrestua dje për vjedhje të rëndë e keqpërdorim të detyrës zyrtare është Shkumbin Jashari.

Orët e vona të bastisjes në një lokal të lojërave të fatit në Graçanicë, kanë rezultuar “të begatshme” për të.

Gjatë kontrolleve të urdhëruara nga Qeveria, Jashari, ka vjedhur një kuletë me 1.800 euro. Hajnia e tij është filmuar krejtësisht nga kamerat e sigurisë së këtij lokali.

Si pasojë e këtij veprimi, Jashari është arrestuar të enjten nga Inspektorati Policor i Kosovës, nën dyshimin se ka kryer vepër penale “përvetësim i kundërligjshëm i pasurisë me rastin e bastisjes apo ekzekutimit të vendimit gjyqësor”.