Kush është shkodrani i arrestuar për vrasjen e grekut

0
296

Policia e Shkodrës ka arrestuar Ilir Bajramin, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e një qytetari grek në vitin 2001.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me strukturat e D. V. P Shkodër dhe Interpol Tirana, pas marrjes së informacionit në rrugë operative , u zhvillua dhe finalizua operacioni policor i koduar ‘Gjurmimi’, ku u bë e mundur kapja e shtetasit në kërkim Ilir Bajrami 40 vjeç, banues në Shkodër.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim Nr.35, datë 11.04.2017, ka njohur vendim e autoriteteve të drejtësisë greke ku shtetasi Ilir Bajrami është i dënuar me 25 vite burg, për ngjarjen e ndodhur më 15.08.2001 në Athinë, Greqi.
Shtetasi Ilir Bajrami ka vrarë me mjet prerës (thikë) një shtetas Grek.

Materialet hetimore i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale ‘Vrasja me paramendim’./syri.net