Kush janë 5 deputetët e PD-LSI që nuk pranuan të zhvishen nga imuniteti

Thirrjes së Lulzim Bashës për djegien e mandateve nuk i janë përgjigjur pesë deputetë të opozitë, katër prej të cilëve nga radhët e PD dhe një nga LSI.

Mësohet se deputetët demokratë që nuk kanë pranuar të zhvishen nga imuniteti janë: Fatmir Mediu, njëkohësisht edhe kryetar i Partisë Republikane, Nard Ndoka, kryetar i PDK, Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari, ndërsa nga radhët e LSI nuk ka dorëzuar mandatin deputeti Lefter Koka.

Ndërkohë, mësohet se deri tani kanë dorëzuar kërkesën për lënien e mandatit, 39 deputetë të PD dhe 17 të LSI. Mësohet se Fatmir Mediu ndodhet në Vjenë, si i dërguar në një takim të OSBE nga opozita.

Por, Mediu mund të mos pranojë të dorëzojë mandatin edhe për faktin se ka frikë të zhvishet nga imunteti, pasi do t’i duhet të përballet me drejtësinë.

Mediu është një ndër politikanët, që akuzohet për dosjen “e nxehtë” të Gërdecit, tragjedinë që mori 26 jetë njerëzish të pafajshëm./Pamfleti/