Kuvendi debaton për bllokimin e KQZ-së

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme, me të vetmen pikë të rendit të ditës “debati parlamentar në lidhje me bllokimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga presidenti”.

Seanca e jashtëzakonshme fillon sot prej orës 10:00.

LDK dhe LVV e kanë akuzuar presidentin Hashim Thaçi se që nga marsi i vitit të kaluar ka bllokuar funksionimin e KQZ-së.