Kuvendi konstaton dorëheqjen e Zoran Zaevit

0
161

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi konstatoi dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi konstatoi dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, ndërsa bashkë me dorëheqjen e tij tërhiqet edhe i gjithë kabineti qeveritar.

Kryetari i Kuvendit tha se përbërja aktuale e Qeverisë mbetet në detyrë deri në formimin e Qeverisë së ardhshme, raporton Alsat M.

Gjatë ditës së sotme pritet që presidenti Pendarovski t’i japë mandatin ish-ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovskit dhe më pas Kuvend të propozojë kabinetin e ardhshëm qeveritar.