Kuvendi miraton buxhetin për vitin 2021: Rritje pagash për mjekët, dyfishim ndihmës ekonomike

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në tërësi buxhetin e shtetit për vitin 2021 në seancën plenare që u mbajt këtë të hënë.

Buxheti i ri u miratua me 84 vita pro, 14 kundër ndërsa 1 deputet abstenoi.

Sipas asaj që deklaron mazhoranca në buxhetin e vitit të ardhshëm pritet të ketë një rritje të madhe investimesh për shëndetësinë, ku parashikohet dhe rritja e rrogave për mjekët dhe infermierët.

Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama bëri të ditur se ky buxhet ka në fokus sistemin shëndetësor.

Rama shtoi se do të dyfishohet ndihma ekonomike gjatë periudhës së pandemisë, duke filluar nga janari i 2021-shit, teksa bëri me dije se është bërë edhe një pagesë për të marrë vaksinën anti-COVID, si pjesë e marrëveshjes së COVAX.