Kuvendi shkon në pauzë

534

Marrëveshja e koalicionit qeverisës me LDK-në për votim të Demarkacionit, do të procedohet në Kuvend përmes Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme. 

Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë, në mënyrë që anëtarët e Komisionit parlamentar për punë të jashtme të procedojnë në Kuvend draft-ligjin për Demarkacion që përmban edhe dakordimin që koalicioni qeverisës ka arritur me LDK-në për ta votuar demarkacionin.

Kërkesën për tu mbledhur ky komisionin parlamentar që ta ndryshojë tekstin e projekt-ligjit e ka bërë shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, shkruan Gazeta Express.

Më pas kryeparlamentari Kadri Veseli ka njoftuar për pauzë derisa komisioni parlamentar të kryej punën e tij.

Ndërkohë, në fillim të kësaj seance, deputetët kanë votuar për shmangie së rregullores së Kuvendit, që të largohet debati parlamentar nga rendi i ditës për të shkuar direkt në votim Demarkacionin.