Kuvendi voton në parim projektligjin që ndalon lojërat e fatit

Për më shumë se një orë ka zgjatur debati për ndalimin e lojërave të fatit, nga ana e deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Pas një debati më shumë se një orë “pro et contra”, Kuvendi i Kosovës ka votuar në parim ‘pro’ ndalimit të lojërave të fatit.

Me 60 vota ‘për’, asnjë ‘kundër’ dhe 3 ‘abstenime’,  Kuvendi miratoi projektligjin për mbylljen e lojërave të fatit.

Shumica e deputetëve kanë kërkuar të mbyllet edhe Lotaria e Kosovës pasi sipas tyre nëse kjo nuk ndodh krijohet monopol.

Në orën 18:30 do të jetë seanca e radhës për t’u shqyrtuar në lexim të dytë projektligji për ndalimin e lojërave të fatit.