Kuvendi voton sot dekretet e Presidentit për noterinë dhe Kadastrën

Kuvendi i Shqipërisë do të votojë sot Dekretet e Presidentit të Republikës për ligjin për noterinë dhe Kadastrën.
Dekreti e humbet fuqinë kur kundër tij votojnë shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
Sot Kuvendi do të votojë edhe projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.64, datë 31.5.2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar”.
Kuvendi do të votojë edhe projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 124/2015, “Për efiçencën e energjisë”.
Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes statusore, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, mbi veprimet e ndërmarra nga Agjencia e Rojes Bregdetare dhe Kufirit Europian në Republikën e Shqipërisë”.
Po ashtu Kuvendi do të votojë edhe projektvendimin “Për emërimin e anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare që do të mbajë funksionin e nëndrejtorit ekzekutiv të Autoritetit.
Kuvendi do të votojë edhe projektvendimin “Për zgjedhjen e tre anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar.

Lini një Përgjigje