Ky djali i vogël me çifteli është një prej reperëve më të njohur! A e dini kush është ky? (foto)

Reperi Capital T është nderuar me titullin ‘Skenderbe’ dhe Mirënjohjen e Qytetit të Krujës. Reperi është ndjerë shumë i vlerësuar me këtë mirënjohje të ndarë nga qyteti që ai e ka vizituar shumë shpesh prej kur ka qenë fëmijë.

Capital T me anë të një postimi ka shpërndarë shumë fotografi nga ky qytet, fotografi këto të bëra ndër vite. E ndër këto fotografi është edhe një foto e reperit kur ishte fëmijë.

Ai është fotografuar me plis në kokë e çifteli në duar, ndërsa shihet shumë i lumtur duke pozuar.

‘Kruje o qytet i bekuar… Jam tejet mirenjohes dhe i lumtur qe qyteti te cilin kam vizituar me se shumti qe kur isha femije, me nderoi sot me kete çmim. Nje thuper e vetme thyhet kollaj por te bashkuara nuk i thyen dot kush dhe shqiptaret kur jane te bashkuar ngrihen veç lart… Jam i lumtur qe Kruja bashke me historine qe ka mbi supe me beri sot te ndihem i privilegjuar duke me dhene titullin “Skenderbe” dhe Mirenjohjen e Qytetit keshtu duke me motivuar per te bere me shume. Trim Ademi ju falenderon me zemren te mbushur plot emocion, Capital T ju premton qe do ta ktheje gjithmone koken nga historia e kombit me ane te artit te tij.’ ka shkruar ai krah fotove.