Ky do jetë gjyqtari kryesor i finales së Ligës së Kampionëve

Është caktuar gjyqtari kryesor për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit e Dortmundit.

***
Siç ka bërë të ditur UEFA, Slavko Vincic, do të jetë gjyqtari kryesor, në finalen e Ligës së Kampionëve.

44-vjeçari slloven do të vendosë drejtësi në finalen e “Wembley”-it më 1 qershor.

Vincic ka gjykuar në 5 ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon.

Kjo është finalja e dytë evropiane për të, teksa më parë ka gjykuar në finalen e Europa League mes Frankfurt dhe Rangers në sezonin 2021-2022.

Lini një Përgjigje