Ky është 24 vjeçari që vrau vetën në Han të Elezit

Një 24-vjeçar dyshohet se e ka vrarë vetën me armë zjarri rreth orës 19:30 në fshatin Gorancë të Hanit të Elezit.

Reporteri.net merr vesh se viktima është Enis Kaloshi viti i lindjes 1995.

Ndërkohë, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt Adem Gahsi ka konfirmuar rastin e rëndë për Reporteri.net.

“Rasti është raportor në 19:35 në fshatin Gorancë të Hanit te Elezit. Sipas hetimeve të para dyshohet për vetëvrasje me armë zjarri mashkull 24 vjeçar. Ne konsultim me prokurorin po bëhet hetim mbi vdekjen, në vend të ngjarjes janë prokurori. Mjeku e ka konstatuar vdekjen në vend të ngjarjes”, ka thënë Gashi për Reporteri.net.