Ky është çmimi i biletave për koncertin e Unikkatilit

Reperi i njohur shqiptar, Unikkatil, të shtunën e ardhshme do të rikthehet në Kosovë për të mbajtur një koncert të madh.

Performanca e reperit po pritet me entuziazëm në mesin e adhuruesve të tij të shumtë në Kosovë.

Ai do të të jetë i shoqëruar nga anëtarët e tjerë të grupit Bloody Alboz.

Koncerti saktësisht do të mbahet më 27 korrik në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Paralelisht me organizimin madhështor që po bëhet për këtë koncert, tashmë kanë dalë në shitje edhe biletat.

Fansat mund të blejnë biletat në pikat e shitjes të përcaktuara nga organizatorët.

Lini një Përgjigje