Ky është i vrari në Prishtinë, policia mobilizohet dhe arreston një të dyshuar

Ende pa u bërë dy orë nga vrasja e 27 vjeçarit A.J, në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, mësohet se Policia e Kosovës ka arritur të arrestoj një person të dyshuar për këtë rast.
Arrestimi i të dyshuarit u bë pas molibizimit të shpejtë të Policisë së Kosovës, e cila ka rritur të gjej lokacionin e tij dhe ta kap atë, raporton indeksonline.
Kujtojmë se ky person u vra rreth orës 11:30 me armë zjarri derisa po qarkullonte me veturën e tij në lagjen e ashtuquajtur ‘Kolovicë’.
Nga plagët e thella, ai nuk mundi t’iu mbijetoj atyre dhe ndërroi jetë menjëherë. Në vendin e ngjarjes tanimë kanë dal ekipet policore, mjekësore dhe Forenzika.

Lini një Përgjigje