Ky është meçi i vetëm që e ka humbur në karrierë Andy Ruiz (video)

Humbja sensacioanle e Anthony Joshuas nga Andy Ruiz Jr në fillim të muajit shokoi botën e boksit, derisa meksikani nga Kalifornia fitoi titujt WBA, WBO, IBF dhe IBO në peshat e rënda.

Ruiz Jr ka një bilanc prej 33 fitoreve nga 34 meçe, derisa humbjen e vetme ia kishte shkaktuar boksieri nga Zelanda e Re, Josep Parker në vitin 2016, transmeton Periskopi.

Së fundmi, Parker ka thënë se në rimeçin me Ruizin ai duhet ta mbajë veten vazhdimisht në lëvizje nëse dëshiron të fitojë.

“Mendoj se lëvizjet e mia në meçin me Ruizin i shkaktuan atij shumë probleme, dhe ndikuan që ai të humbas shumë goditje. Në fakt, ai nuk lansoi ndonjë goditje të fuqishme,” u shpreh ai.

Shikoni pamjet nga meçi i Parkerit me meksikanin, të cilin me vështirësi e fitoi 27-vjeçari.