Ky është numri i deputetëve që kanë siguruar LVV, LDK, PDK e AAK-PSD

Kur kanë mbetur edhe më pak se 2 për qind të votave për t’u numëruar, në rezultatet e publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, është duke prirë me 25.56 për qind apo 200 mijë e 754 vota, shkruan Fokusi.info.

Lidhja Demokratike e Kosovës është në vendin e dytë me 24. 87 për qind apo 195 mijë e 296 vota, ndërsa PDK’ja e cila ka pranuar humbjen dhe shkuarjen në opozitë renditet e treta me vetëm 166 mijë e 9 vota.

Kurse, AAK-PSD është në vendin e katërt me 11.54 për qind apo 90 mijë e 617 vota.

Bazuar në këtë rezultat aktual, atëterë sipas kalkulatorit për llogaritjen e mandateve,  Lëvizja Vetëvendosje do të jetë grupi më i madh parlamentar me 31 deputetë, LDK-ja me 30 deputetë, PDK-ja do t’i ketë 25 deputetë, AAK-PSD do t’i ketë 14 deputetë, Lista Serbe do t’i ketë 10 deputetë, kurse 10 vendet tjera do t’iu ndahen pakicave tjera joshqiptare.

Koalicioni NISMA-AKR sipas rezultateve të deritanishme nuk ka arritur që të kalojë pragun./Fokusi.info.