Ky është personi nga Podujeva, i cili vdiq pas një aksidenti trafiku

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, raporton Llapi.info
Një person derisa ishte duke vozitur ka pësuar sulm në zemër me ç ’rast edhe është aksidentuar me një kombi të parkuar. Viktima është dërguar në Emergjencë nga disa qytetarë, por i njëjti ka ndërruar jetë.

Lajmin për Llapi.info e kanë konfirmuar edhe nga Emergjenca e Podujevës.
Siç mëson Llapi.info tashmë i ndjeri është Naim Veseli nga fshati Dumnicë./Llapi.info

Image may contain: 1 person, smiling, standing, tree, sky, outdoor, nature and water