Ky është personi që ka marrë ftesë sot nga Gjykata Speciale

Në një njoftim për medie, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tha se ka marrë ftesë nga Specialja, veterani Ahmet Rrahmanaj nga fshati Bubël Komuna e Malishevës, i cili do të udhëtoj në Hagë me datën 13 maj 2019.

Njoftimi i plotë:

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, me kërkesë të veteranit të luftës së UÇK-së Ahmet Rrahmanaj lëshon këtë:

NJOFTIM

Veterani i Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ahmet Rrahmanaj, nga fshati Bubël i komunës së Malishevës, sot ka marrë ftesë për Gjykatën Speciale, dhe do të udhëtoj për në Hagë me datën 13 maj 2019.

Për më shumë informata, do të njoftoheni sot, ku vet personi së bashku me avokatin e tij do të prononcohet për medie.