Ky shtet i kontinentit të amerikës dënon sulmin e SHBA-ve në Iran

0
306

Qeveria e Venezuelës i shprehu ngushëllimet popullit iranian dhe irakian për vrasjen e gjeneralit iranian, Kasim Sulejmani nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ministria e Punëve të Jashtme të Venezuelës bëri një deklaratë me shkrim në lidhje me sulmin e Amerikës kundër Kasim Sulejmani, komandant i Forcës Al-Quds, pjesë e Ushtrisë së Gardës Revolucionare të Iranit.

Në deklaratë bëhet e ditur se ngjarja ka rritur tensionin në rajon dhe nuk ka vend në drejtësinë ndërkombëtare si dhe theksohet se qeveria venezuelase dënon fuqishëm këtë sulm.

Gjithashtu bëhet thirrje që të respektohet ligji ndërkombëtar dhe kërkoi nga palët që të “mbrojnë paqen në Lindjen e Mesme”.

“Qeveria Bolivariane e Venezuelës i shpreh ngushëllimet për shkak të vrasjeve, popullit të Republikës Islame të Iranit dhe Republikës së Irakut”, shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Venezuelës.