Ky vend u izolua shpejt nga e gjithë bota dhe sot, s’ka asnjë të infektuar!

“Qyteti prej kështjelle”, Zahara de la Sierra, i ndodhur në jug të Spanjës duket si vendi më fatlum, krahasuar me vendet e tjera të botës. Që prej 14 marsit, Zahara e izoloi vendin nga e gjithë pjesa tjetër e botës për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, ndërkohë që në Spanjë numrat e të infektuarëve rriteshin në mënyrë të frikshme.

Kryebashkiaku vendosi të lërë të hapur vetëm një nga 5 hyrjet e qytetit, duke i bërë me dije banorëve se Spanja kishte hyrë në listën e vendeve me gjendje alarmante. Që atëherë, Spanja numëron më shumë se 100,000 raste dhe 10,000 vdekje, referuar të dhënave të universitetit Johns Hopkins.

Ndryshe nga pjesa tjetër e Spanjës, në Zahara nuk ka patur asnjë të prekur me Covid-19. Masat e marra në mënyrë drastike dhe bashkëpunimi i qytetarëve bënë që vendi t’i kursej vetes kosto të shumta. Një pjesë e mirë e popullsisë janë mbi 65 vjeç dhe fshatrat apo qytezat pranë saj kanë patur shumë raste me të infektuar dhe viktima.

Ndërkohë në Zahara, qyteti i rrethuar me shtëpia të bardha të fortifikuara dhe pemë ulliri, s’ka asnjë shenjë pandemie. Duke qenë se është destinacion shumë i pëlqyer nga turistët e huaj, autoritetet u detyruan të largonin turistët gjermanë dhe francezë për shkak të izolimit total që iu bë vendit.

Çfarë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, është bashkëpunimi dhe devotshmëria e qytetarëve. Të gjithë janë të lumtur për rezultatin që dha durimi dhe masat e marra në kohë, në një periudhë si kjo, kur jo shumë kilometra larg tyre Spanja po lufton egër me sëmundjen./Cnn